argjendd.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Test e Do apo Jo?

Shko poshtë

Test e Do apo Jo? Empty Test e Do apo Jo?

Mesazh  Admin Fri Jan 15, 2010 10:25 pm

Je e sigurt qe ajo qe ndjen per partnerin tend eshte dashuri e vertete apo eshte thjesht nje ndjenje momentale???
Pergjigju pyetjeve te meposhtme dhe...

1.Pershtypja e pare qe ke pasur per te:

A.Disa gjera te tij nuk te kane bindue,por keshtu e ka jeta.
B.Te ka pelqyer menjehere.
C.Nuk te terhiqte aspak,por ndryshove mendje menjehere.
D.Nuk e ke vene re qe ne fillim dhe fillimisht ke qene shume idiferente ndaj tij.

2.Kur nuk e ke afer,ne cfare menyre e mendon?

A.E mendon me pasion,ao eshte kenaqesia jote me e madhe.
B.E mendon me dashuri.
C.Ke dyshime mbi ndjenjat e tua,eshte ai i eshte i duhuri?
D.Nuk mendon shume per te.

3.Deklaratat tuaja te dashurise jane:

A.Je ti ne pergjithesi qe e merr inicjativen,por ai i pergjigjet menjehere.
B.Keni mirekuptim ne kete plan,ashtu si edhe ne shume gjera te tjera.
C.Per ty eshte ne plan te dyte,edhe pse ai te tregon shume afeksion.
D.Te rralla,pothuajse nuk ekzistojne.

4.Maredhenit tuaja seksuale jane:

A.Permiresohen cdo dite e me shume.
B.Te mrekullueshme.
C.Mire,por shpreson te permiresohen me kalimin e kohes.
D.Kane rene nga fillimi,megjithate jane serisht te kenaqeshme.

5.Menyra juaj e komunikimit...

A.E degjon shume,pasi ai ka shume gjera per te thene.
B.Flisni shpesh dhe shume dhe kjo gje te pelqen.
C.Ti flet gjithmone edhe kur ai nuk te degjon.
D.Ndonjehere ke ndjesine sikur je duke folur me vete.

6.Fushat ne te cilat nuk keni te njejtat preferenca...

A.Nuk i diskuton fare,pasi gjerat mund te te dalin jashte kontrollit.
B.Jane pak dhe me siguri te dores se dyte.
C.Ben disa perjashtime,por pret qe edhe ai te te mirekuptoje ne gjerat e tua.
D.Jeni shume te ndryshem.

7.Idete dhe qendrimet te cilat nuk ju perputhen:

A.Te pelqen te nderroni pikepamjet tuaja te ndryshme.
B.Pranon te vihesh ne diskutim,por pret te njejten gje perj tij.
C.Perballeni rralle,por nese ndodh ti mban gjithmone qendrimet e tua.
D.Eviton te diskutosh pasi nuk i duron disa ide te tij.

8.Te jetosh prane tij cdo dite:

A.Do te ishe menyra me e mire per t'ju bashkuar me shume.
B.Shpreson te realizohet dhe te ndodhe sa me pare pasi eshte dicka e bukur.
C.Mendon se ke disa receta qe te mos bini ne rutine.
D.Rrezikon te lodhesh nga kjo.

9.Kur mendon jeten tende pa te:

A.Te thyhet zemra,nuk mund te rrish pa te.
B.Do te ishte e trishte,por ti je plot jete.
C.Eshte e mundur,asgje nuk zgjat pergjithmone.
D.Ne fakt do te ishte ide e mire te rrike per pak kohe vetem.

"PERGJIGJET E TESTIT"

Me shume A:"E DO PA KUSHTE"
Ndjenjat tuaja per te nuk mund te vihen kurre ne diskutim.Ti e do cmendurisht dhe per kete nuk ka dyshim.Nuk e ke pyetur kurre veten se cila eshte natyra e ndjenjave te tua,pasi ndjenjat jane te thella dhe te forta.Per sa u perket ndjenjave te tij,kjo eshte nje tjeter ceshtje.Ti shpreson qe ato te jene te njejta me te tuat ose te pakten me kalimin e kohes te behen po kaq te rendesishme.

Me shume B:"JE E SIGURT NE NDJENJAT E TUA"
Ke me shume sesa thjesht nje terheqje per te.Aftesia jote per t'u kujdesur per ndjenjat do ta beje kete maredhenie te zgjase dhe mbi te gjitha plot me momente te bukura.Qendra gjithmone e sinqerte me veten tende,me ndjenjat e tua dhe te tijat dhe ne kete menyre do te ndertoni nje marredhenie te forte qe do t'ju shoqeroje per vite dhe qe do t'ju dhuroje momente te lumtura.

Me shume C:"PER MOMENTIN E DO"
Ndjenja e tua per partnerin jane reale dhe te forta mjaftueshem,por a jane te qendrueshme?Ketu qendron dhe pyetja.Nuk ke ne plan te ndertosh dicka me te,pasi je shume e perqendruar tek vetja jote dhe tek projektet e tua.Gjithashtu nuk je e bindur nese do te mund ta duash per gjithe jeten tende.Duhet te besh llogari dhe te marresh pak kohe per gjerat qe ben.Mos vepro ne menyre instiktive.

Me shume D:"NUK E DO CMENDURISHT"
Nuk je totalisht e sinqerte me veten tende dhe dashuria qe ndjen per partnerin nuk eshte kaq e forte sa mendon ti.Pa dyshim qe do shume gjera te tij,por a eshte kjo e mjaftueshme per te ndertuar dicka te forte dhe qe te zgjase ne kohe me te?Nese do qe kjo histori te kete nje te ardhme me te duhet te besh nje reflektim brenda vetes dhe ti japesh atij me shume besim.Me siguri do te perjetoni bashke momente shume te bukura,por duhet te dini qe nuk eshte ai njeriu i jetes tuaj.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 54
Join date : 15/01/2010
Age : 31
Location : Skenderaj.

https://argjendd.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi