argjendd.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gënjeshtrat më të famshme në histori

Shko poshtë

Gënjeshtrat më të famshme në histori Empty Gënjeshtrat më të famshme në histori

Mesazh  Admin Fri Jan 15, 2010 11:10 pm

Shpella me thesare në Boston, 1 prill 1840
Më 1 prill të vitit 1840, në gazetën “Boston Post” doli një artikull që publikonte se ishte gjetur një shpellë plot me thesare poshtë Dhomës së Përfaqësuesve në Boston, supozohet se ishte gjetur nga punëtorë, ndërsa hiqnin një pemë. Kur pema ra, zbuloi një derë guri me një ikonë të madhe. Poshtë derës zbrisnin shkallë që çonin në një shpellë nën tokë. Atje gjendeshin bizhuteri, monedha të vjetra dhe armë me doreza të zbukuruara. Kur fjala u përhap, kureshtarët filluan të marshonin para ndërtesës për të parë thesarin. Për zhgënjimin e të gjithëve, arkeologët, filozofët dhe antikuarët zbuluan se gjithçka ishte një gënjeshtër.

Shembet selia e Kongresit në Wisconsin, 1 prill 1933
Në vitin 1933, gazeta “Madison Capital-Times”, solemnisht njoftoi se selia e Kongresit në Wisconsin do të shembej si pasojë e disa shpërthimeve misterioze. Shpërthimet iu atribuuan një “sasie të madhe gazi të krijuar prej shumë javësh, nga disa debate shumë të ashpra në Dhomën e Senatit dhe të Asamblesë”. Artikulli shoqërohej nga një fotografi që tregonte shembjen e ndërtesës së selisë së Kongresit. Në standardet moderne, fotografia dukej pak false, por lexuesit në vitin 1933 ishin ofenduar. Një lexues shkroi duke deklaruar se rrengu “jo vetëm që ishte i patakt dhe pa pikë humori, por se ishte gjithashtu një shaka e neveritshme”.

Banjë luanëve tek Kulla e Londrës, 1 prill 1860
Në fund të marsit të vitit 1860 shumë njerëz në Londër morën ftesën e mëposhtme: “Kulla e Londrës - Pranon njerëz për të ndjekur ceremoninë vjetore të banjës së luanëve të bardhë të dielën, më 1 prill, 1860. Hyrja, vetëm tek Porta e Bardhë”. Në orën 12 më datë 1 prill, një turmë e madhe njerëzish ishte grumbulluar jashtë kullës. Por sigurisht, në kullë nuk mbaheshin më luanë prej shekujsh, sidomos luanë të bardhë. Pas kësaj, turma u largua e zhgënjyer nga vendi i ngjarjes. Ky rreng kishte një origjinë shumë të hershme. Ai kishte ndodhur disa herë dhe zakonisht pre e tij binin të ardhurit në qytet dhe një rast i tillë datonte në vitin 1689.

Fundi i botës, 1 prill 1940
Më 31 mars të vitit 1940, instituti “Franklin” publikoi se bota do të përfundonte të nesërmen. Radio KYM transmetoi mesazhin e mëposhtëm: “Frika juaj më e madhe, se bota do të shembet, u konfirmua nga astronomët e institutit “Franklin”, Filadelfia. Shkencëtarët parashikojnë se bota do të marrë fund në orën 3 të pasdites. Kjo nuk është shaka. Konfirmimi është marrë nga Wagner Schlesinger, drejtori i “Fels Planetarium”. Reagimi i publikut ishte i menjëhershëm, telefonat u tërbuan. Paniku u qetësua vetëm kur instituti “Franklin” i siguroi njerëzit se nuk kishte bërë një parashikim të tillë. Agjenti i institutit tha se kishte reklamuar artikullin “Si do përfundojë bota?”.

Televizor me ngjyra në çast, 1 prill 1962
Në vitin 1962 në Suedi kishte vetëm një kanal televiziv që transmetonte dhe televizorët ishin bardhë e zi. Eksperti teknik i stacionit Kjell Stensson, u shfaq gjatë transmetimit të lajmeve për të njoftuar se falë një teknologjie të shpikur së fundmi, të gjithë teleshikuesit tashmë mund t’i kthenin aparatet e tyre televizive nga bardhë e zi me ngjyra. Për të bërë këtë ata duhet të godisnin lehtësisht ekranin me një çorape najloni dhe figurat do të shfaqeshin me ngjyra. Sipas të dhënave, qindra mijëra vetë e besuan një gjë të tillë. Ndërsa në të vërtetë, suedezët filluan të shihnin televizor me ngjyra më 1 prill 1970.

Postë me anë të telepatisë, 1 prill 1999
Në vitin 1999, në revistën “Red Herring” u publikua një artikull për një teknologji të re revolucionare që i lejonte përdoruesve të dërgonin postë me anë të telepatisë. Kompania që e kishte këtë teknologji quhej “Tidal Wave Communications”, e drejtuar nga Yuri Maldini, i cili pohonte se e kishte zhvilluar këtë teknologji nga sisteme komunikimi të përdorura nga ushtria gjatë Luftës së Gjirit. Në fund të artikullit reporteri e pyet Maldinin se sa i gjerë do të ishte tregu për një produkt të tillë. Ai hesht. Sheh jashtë dritares dhe thotë: “Do të dërgoj një mesazh me përgjigjen time”. Kur gazetari u kthye në zyrë, lexoi mesazhin elektronik: “Do të jetë i madh. Thjesht i madh”, por gjithçka ishte një shaka.

San Serriffe, 1 prill 1977
Në vitin 1977 gazeta angleze “The Guardian” publikoi një suplement special prej shtatë faqesh në nder të dhjetëvjetorit të San Serriffe, një republikë e vogël që ndodhej në oqeanin Indian dhe që përbëhej vetëm nga ishuj në formë pikëpresjesh. Në faqet e kësaj specialeje përshkruhej me zell gjeografia dhe kultura e këtij kombi të panjohur. Kryeqyteti quhej Bodoni dhe lideri i kësaj republike ishte gjeneral Pica. Telefonat e “The Guardian” nuk pushuan gjithë ditën pasi lexuesit kërkonin më shumë informacion për këtë vend ekzotik, ku mund të kalonin pushimet. Pak vetë e kuptuan se çdo gjë që kishte lidhje me këtë ishull kishte emra që kishin lidhje me teknologjinë e printimit.

Nixon rikandidon për President, 1 prill 1992
Në vitin 1992, Radioja Publike Kombëtare në programin “Talk of the Nation” në SHBA njoftoi se Richard Nixon do të kandidonte sërish për President. Slogani i fushatës së tij të re do të ishte “Unë nuk kam bërë asnjë gabim dhe s’do të bëj sërish asnjë gabim”. Ky njoftim u shoqërua me pjesëza audio të fjalimit të Nixon-it teksa paraqiste kandidaturën. Dëgjuesit shkaktuan një dyndje telefonatash në radio duke shprehur habi dhe zemërim. Vetëm në pjesën e dytë të emisionit, prezantuesi John Hockenberry zbuloi se bëhej fjalë për një shaka. Zërin e Richard Nixon e kishte imituar komediani Rich Little.

Pagesat e arkëtarëve, 1 prill 1999
Në vitin 1999, Banka e Kursimeve në Rockville publikoi një reklamë në gazetën “Connecticut Journal-Inquirer”, ku njoftoi se shpejt do t’i jepte 5 dollarë klientëve që shkonin tek arkëtari. Reklama u shfaq më 31 mars dhe tregonte se pagesa ishte e nevojshme në mënyrë që të siguronte një shërbim “profesional, të kujdesshëm dhe superior”. Edhe pse reklama ishte një shaka, shumë klientë nuk e kuptuam menjëherë. Një grua gati mbylli llogarinë. Banka nxori një reklamë të dytë, ku tregohej se reklama fillestare ishte shaka.

Ajsbergu i Sidneit, 1 prill 1978
Më 1 prill 1979 në molin e Sidneit u shfaq një anije e madhe mallrash, e cila tërhiqte nga pas një ajsberg gjigand. Banorët e qytetit po e prisnin atë. Dick Smith, një biznesmen aventurier dhe milioner, kishte promovuar prej kohësh idenë e tij për të marrë një ajsberg nga Antarktida dhe tani ia kishte dalë mbanë. Ai u shpreh se do ta copëzonte ajsbergun në kube të vogla akulli dhe do t’i shiste për dhjetë cent secilin. Këto kube të freskëta nga ujërat e Antarktidës do të përmirësonin shijen e çdo lloj lëngu që do freskonin. Por, pak më vonë filloi të binte shi dhe shkuma e zjarrfikësve dhe kremi i rrojës me të cilin ishte bërë ajsbergu filluan të shkriheshin.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 54
Join date : 15/01/2010
Age : 31
Location : Skenderaj.

https://argjendd.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi