argjendd.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë njerëz që kanë fituar lotarinë dhe kanë pasur fund tragjik

Shko poshtë

Dhjetë njerëz që kanë fituar lotarinë dhe kanë pasur fund tragjik Empty Dhjetë njerëz që kanë fituar lotarinë dhe kanë pasur fund tragjik

Mesazh  Admin Fri Jan 15, 2010 11:16 pm

Dhjetë njerëz që kanë fituar lotarinë dhe kanë pasur fund tragjik Një shumë e madhe parash që vjen si me mrekulli është një fantazi e shpeshtë. Mendoni se çfarë mund të bënit me një milionë dollarë, për të mos folur për 500 milionë dollarë. Mund të blinit shtëpi, makina, të ndihmonit gjithë njerëzit e dashur dhe të realizonit një pjesë të mirë të ëndrrave që dikur dukeshin të pamundura. Por, dhjetë personat në listë dëshmojnë se fati duhet trajtuar me kujdes, edhe atëherë kur është bujar. Ata arritën të fitojnë një pasuri që pjesa më e madhe e njerëzve as nuk e ëndërrojnë. Por kjo pasuri dhe jeta e bukur ishte shumë e shkurtër sepse këto njerëz që kanë fituar lotarinë kanë pasur fat mjaft tragjik. Kur Jack Whittaker fitoi lotarinë “Powerball Lottery” më 25 dhjetor 2002 ai mendoi se ishte dora e Zotit ajo që kishte ndërhyrë, duke qenë se ishte dita e Krishtlindjeve. Por sapo mori shumën që i takonte, Whittaker u arrestua sepse po ngiste makinën në gjendje të dehur. Disa muaj më vonë, hajdutët i thyen makinën dhe i vodhën një valixhe me 545 mijë dollarë, të cilën e mbante gjithnjë me vete. Një vit pas çmimit, Whittaker u arrestua se kishte kërcënuar një menaxher bari. Në fund të vitit, mbesa e tij 17-vjeçare, Brandi Bragg u gjet e vdekur në shtëpinë e tij nga një overdozë droge. Vajza e tij, Ginger Whittaker Brag gjithashtu u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 5 korrik 2009. Kur Ralph Stebbin dhe gruaja e tij, Mary fituan 208 milionë dollarë në lotarinë “Mega Millions Lottery” në vitin 2005 ata vendosën të bënin atë që çdo çift i zakonshëm do kishte bërë: Të paguanin faturat e prapambetura, të blinin një fermë, të investonin në blerjen e lopëve dhe të jetonin të qetë. Gjithsesi, në 20 muaj e parë të fitores, Stebbins u akuzua për vrasje të mbetur në tentative dhe posedim të një arme të rrezikshme. Më pak se dy muaj më vonë, Ralph vdiq nga një atak në zemër, në moshën 43-vjeçare. Si njeri besimtar, Billie Bob Harrell, Jr. nuk e humbi asnjëherë besimin se Zoti do kujdesej për të. Kjo bindje duket se iu shpërblye kur fitoi lotarinë në qershor të vitit 1997. Ai mori 31 milionë dollarë dhe filloi menjëherë të ndihmonte të tjerët me pasurinë e tij që i erdhi papritur. Ai i dha familjes, miqve dhe kishës së tij, por nuk deshi shumë kohë që paratë të mbaroheshin e të nisnin problemet financiare. Njëzet muaj pasi u bë milioner, Harrell u mbyll në dhomën e tij të gjumit, vuri automatikun në gjoks dhe vrau veten. Jeffrey Dampier fitoi 20 milionë dollarë në lotari në vitin 1986. Sapo mori çmimin, fituesi bujari filloi të shpërndante dhurata të shtrenjta për miqtë dhe familjen, duke përfshirë makina, shtëpi dhe udhëtime në vendet ekzotike. Fatkeqësisht, kjo s’ishte mjaftueshëm për kunatën e Dampier, Victoria Jackson. Më 26 korrik 2005 ajo bashkë me të dashurin, Nathaniel Jackson e rrëmbyen milionerin dhe e qëlluan në kokë, duke e vrarë menjëherë. Të dy u akuzuan për vrasje dhe u dënuan me burgim të përjetshëm. Nëse s’do kishte fituar lotarinë, Dampier do ishte akoma gjallë. Nganjëherë edhe qëllimet e mira mund të dalin jashtë kontrollit, siç është rasti i Janite Lee, e cila fitoi 18 milionë dollarë nga një lotari, në vitin 1983. Emigrantja nga Koreja e Jugut filloi të kontribuonte me pasurinë e saj në programe të ndryshme arsimore, shërbime komuniteti dhe organizata politike. Ajo madje darkoi me Bill Clinton, Al Gore dhe presidentin e Koresë së Veriut, Kim Dae-Jung. Por, brenda tetë vetash paratë mbaruan dhe Lee u detyrua të aplikonte për falimentim, kur në llogari i kishin mbetur vetëm 700 dollarë. Pak a shumë të gjithë e dinë se shansi për të fituar një lotari është shumë i rrallë. Por Evelyn Adams e pati këtë shans, dy herë. Ajo fitoi lotarinë në vitin 1985 dhe në vitin 1986 duke fituar një shumë prej 5.4 milionë dollarësh. Pas njëzet vjetësh, Adams nuk kishte më asnjë kacidhe dhe jetonte në një rimorkio, pasi i shpenzoi gjithë paratë në kumar. “TË gjithë donin paratë e mia. TË gjithë donin ndihmë. Do doja të kisha mësuar të thoja ‘Jo’. Do kishte qenë shumë më e thjeshtë për mua”, tha njëherë Adams.
Jack Whittaker
315 milionë dollarë
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 54
Join date : 15/01/2010
Age : 31
Location : Skenderaj.

https://argjendd.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi