argjendd.albanianforum.net
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nusja “bie përtokë nga të qeshurat” në dasmën e saj

Shko poshtë

Nusja “bie përtokë nga të qeshurat” në dasmën e saj Empty Nusja “bie përtokë nga të qeshurat” në dasmën e saj

Mesazh  Admin Fri Jan 15, 2010 11:17 pm

Nusja “bie përtokë nga të qeshurat” në dasmën e saj

Kur pas shumë kohë planifikimesh më në fund vendosni për hapin e madh të madh të martesës dhe me të dashurën e zemrës të qëndroni para altarit, gjëja e fundit që u nevojitet është që nusja të filloj të qesh në mënyrë histerike. Megjithatë, pikërisht kjo i ka ndodhur ‘nafakalisë’ Andrew Engstrom. Krejt kjo ka filluar pasi që dhëndri ka pasur problem me vendosjen e unazës në gishtin e të zgjedhurës së tij, derisa ka kulminuar me fjalët “të ligjshme” të cilat i kanë rrëshqitur keq nga goja. Pas kësaj nusja ka shpërthyer në të qeshura të pakontrolluara, derisa ofiqari, si profesionist i vërtetë, vetëm ka shtuar se është në rregull dhe kështu ka parë edhe më herët.

Nuses me emrin Melissa i është krijuar situatë e pakëndshme dhe është skuqur paksa, prandaj ka tentuar të bëhet më serioze në mënyrë që të dytë të thonë bekimet edhe një herë. Megjithatë, atëherë që të dy kanë shpërthyer në të qeshura.

Ky video material është bërë një hit i vërtetë në shërbimin YouTube. Shikoni edhe vet çfarë e ka gjetur amerikanin e shkretë, i cili ka pranuar se tërë jetën është frikësuar se pikërisht kjo gjë do t’i ndodhte.
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 54
Join date : 15/01/2010
Age : 31
Location : Skenderaj.

https://argjendd.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi